Pretendohet se SHBA dëbon në kundërshtim me ligjet refugjatët venezuelianë

Pretendohet se administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në periudhën janar-mars ka dëbuar në kundërshtim me ligjet qindra refugjatë venezuelianë.

Senatori Bob Menendez, anëtar i Komitetit për marrëdhënie me jashtë të Setatit Amerikan tha se sipas informacioneve që ka marrë nga Departamenti i Shtetit një numër i madh i refugjatëve venezuelianë janë rikthyer në vendin e tyre me udhëtimet e fshehta me avionë nga rajoni Trinidad dhe Tobago pa u paraqitur asnjë arsye gjatë periudhës mes muajit janar dhe mars.

Duke tërhequr vëmendjen se dëbimi i refugjatëve të cilëve ligjërisht duhej t’u jepej “statusi i përkohshëm i mbrojtjes” është në kundërshtim me ligjet e azilit si dhe në kundërshtim me ndalesën e fluturimeve të vendosura ndaj Venezuelës në fund të vitit 2019, Mendez kërkoi nga Departamenti i Jashtëm i Tranportit dhe ai i Brendshëm zbardhjen e ngjarjes.

Administrata e Trumpit edhe më parë është akuzuar për dëbimin në mënyrë të paligjshme të mijëra refugjatëve meksikanë.

Sipas ligjeve amerikane, dëbimi i atyre që kanë aplikuar për azil në vend mund të bëhet vetëm nëpërmjet vendimit të gjykatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi