Pretendohet se Irani ka manipuluar opinionin në SHBA me llogari të rreme

Pretendohet se disa llogari të rreme të rrjeteve sociale, të cilat mendohet të jenë të lidhura me Iranin, janë përpjekur të manipulojnë opinionin publik në SHBA në interes të Teheranit.

Kompania amerikane e sigurisë kibernetike FireEye, në një raport të quajtur “Operacioni i depërtimit të dyshuar të Iranit” grumbulloi metodat e grupeve që dyshohet se në platformat e rrjeteve sociale zhvillonin aktivitete dezinformuese në interes të Iranit.

Llogaritë e rreme të rrjeteve sociale, të cilat mendohet se janë të lidhura me administratën e Teheranit, thuhet se duke imituar llogaritë e disa politikanëve dhe gazetarëve, kanë zhvilluar fushatë kundër presidentit të SHBA-ve Donald Trump në zgjedhjet e ndërmjetme të Kongresit të mbajtura vitin e kaluar.

Më tej në raport theksohet se disa llogari të rreme janë kamufluar si llogari të gazetarëve apo aktivistëve dhe se në llogaritë në fjalë janë vërejtur përmbajtje që vendosin në objektiv Izraelin dhe Arabinë Sadite si dhe me mbështetje për Palestinën.

Në studim paralajmërohet se Irani mund të ndikojë në vendimet e votuesve amerikanë nëpërmjet aktiviteteve të rrjeteve sociale.

Aktivitetet e dezinformimit që mendohet të jenë të lidhura me shtetin iranian, thuhet se janë kryer nëpërmjet llogarive të rreme të hapura në platformat e rrjeteve sociale kryesisht në Twitter dhe Facebook.

Nga ana tjetër, Yoel Roth, një nga menaxherët e Twitter-it në një postim nga llogaria e tij, tha se 2.800 llogari të falsifikuara që u gjetën të lidhura me Iranin janë mbyllur në fillim të këtij muaji përpara raportit të FireEye.

“Këto janë llogari që kompania private e sigurisë FireEye i bëri të ditur sot por që këto raporte apo gjetje nuk na janë paraqitur neve”, potencon Roth.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi