Meta pret ambasadoren e re të Kolumbisë në Shqipëri: Theksova nevojën për plotësimin e kuadrit ligjor për parandalimin dhe luftën kundër trafiqeve të drogës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot ambasadoren e re të Kolumbisë në Shqipëri Gloria Isabel Ramírez Ríos. foto galeri Mes disa temave të diskutuara, mësohet se Kreu i Shtetit ka theksuar nevojën e plotësimit të kuadrit ligjor për të koordinuar përpjekjet midis institucioneve për parandalimin dhe luftën kundër trafiqeve të drogës.foto galeri

“Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita sot me kënaqësi Ambasadoren e re të Kolumbisë në Shqipëri, Sh.T.Znj. foto galeri Gloria Isabel Ramírez Ríos, së cilës i urova suksese dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të saj të rëndësishëm.

Vlerësova marrëdhëniet e mira politike ndërmjet dy vendeve tona, theksova nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tyre, si dhe plotësimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për të koordinuar më mirë përpjekjet midis institucioneve tona ligjzbatuese për parandalimin dhe luftën kundër trafiqeve të drogës.foto galeri
E falënderova Ambasadoren Ríos për mbështetjen e vazhdueshme, që Kolumbia ka dhënë për shtetin e Kosovës. 🇦🇱🤝🇨🇴”, shkruan Kreu i Shtetit pas takimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi