16.5 C
Tirana

Presidentja Osmani dënon vrasjen e Liridonës: Akt monstruoz

Më datë:

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së Liridona Ademajt. Osmani e cilësoi këtë akt si monstruoz dhe kërkoi që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

“Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”, tha Osmani.

Ajo theksoi se është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.

“Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale”, theksoi ajo.

E para e shtetit të Kosovës, tha se në këto momente të rënda për gjithë vendin, ndajmë dhimbjen me familjen e Liridonës, e në veçanti me fëmijët e saj të cilët humbën nënën e tyre të shtrenjtë në rrethanat më monstruoze të mundshme.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, në mesin e tyre edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Murseli dyshohet se i ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në spital 63 vjeçari në Lushnje

Një 63 vjeçar nga Lushnja i ka dhënë fund...

Ballkani në BE, eksperti: Është në interesin e bllokut, Shqipëria shembull në rajon

Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Europiane,...

Policia godet grupin që shpërndante drogë në shkolla, Vocaj: 24 të arrestuar

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit...

“Duhet ende kohë”, Everton dhe Sylvinho “kryqëzojnë gishtat”, Broja shihet si shpëtimtar

Kjo nuk ishte një verë e lehtë për Armando...