Presidenti Thaçi shpall ‘Hero të Kosovës’, dëshmorin Abdullah Tahiri

Në kuadër të shënimit të Akademisë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së heroit Abdullah Tahiri, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ka dërguar familjarëve të dëshmorit Tahiri, urdhërin Hero i Kosovës, për nder të jetës dhe veprës se Abdullah Tahirit për lirinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi me këtë rast çmoj lartë kontributin e Tahirit për lirinë e Kosovës që nga viti 1981.

‘Tahiri është figurë tipike të atyre gjeneratave që nuk pajtoheshin me politikën e Beogradit dhe duke qenë veprimtar i njohur ai edhe burgosej’, tregoj presidenti Thaçi.

Edhe deputeti i Kuvendit, Ahmet Isufi kujtoj Avdullahun si një bashkëvendës  i tij i cili kishte guxim të mobilizonte dhe angazhohej për çlirimin e Kosovës, pa kursyer asgjë për Kosovën Republikë ku kujtoj se ai qysh atëherë kishte vendosur që vajza e tij ta ketë emrin Republika.

Kurse djali i Tahirit, falënderoj presidentin Thaçi për urdhrin e ndarë në nderë të jetës dhe kontributit të babait të tij.

‘Ky urdhër që ndatë sot na obligon për me shumë punë dhe përkushtim në realizimin e idealeve për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës’ tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi