Presidenti Thaçi priti në takim deputetin gjerman, diskutuan edhe për dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se sot është takuar me deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, me të cilin shkruan Thaçi, kemi biseduar për marrdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe dislogun Kosovë-Serbi.

“Biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon si dhe për dialogun ndërmjet Kosovësdhe Serbisë, i cili sipas duhet të përfundojë me njohje reciproke”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Postimi i plotë i Thaçit:

Sapo përfundova një takim me deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, me të cilin biseduam për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon si dhe për dialogun Kosovë – Serbi, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Jemi mirënjohjes për mbështetjen gjermane në procesin e shtetndërtimit në Kosovë. Shteti gjerman vazhdon ta mbështes procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi