Presidenti Thaçi po paguan një kompani që lobon për ndarjen e Kosovës

Driton Tali ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se sipas një informate që e ka ai nga një diplomat i huaj, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të paguaj 3 milionë euro për të lobuar për ndarjen e Kosovës, ose siç e quan ai korigjimin e kufirit me Serbinë.

Sipas tij, Presidenti i Kosovës, për idenë e tij për shkëmbim territoresh ka kontaktuar me firmën lobuese “Tony Blair Associates”.

E i gjithë pazari për këtë çështje, Tali po thotë se sillet rreth 3 milionë euro.

Ky është postimi i tij i plotë:

Miq, shihni sa i pa ftyrë është Thaçi.Sipas një informate të sigurtë, që e kam nga një diplomat i huaj, Thaçi ka kontaktuar me firmën lobuese “Tony Blair Associates” për të lobuar për ndarjen e Kosovës.

Pazari i këtij muhabeti është 3 mil euro.Po e publikojë me qëllim që të digjet paraprakisht kjo iniciativë e ultë e Thaçit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi