Presidenti Thaçi nderon dëshmorin Rifat Mëziun “Hero i Kosovës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në sallën e kulturës në Skenderaj sot ka ndarë mirënjohje për dëshmorët e Kombit të UÇK-së nga Zona e Drenicës.

Në mesin e tyre ishin edhe familjarët e dëshmorit Rifat Mëziu, për të cilin iu dha titulli “Hero i Kosovës” që sakrifikoi dhe luftoi për lirinë dhe Pavarësinë e vendit.

Gjithashtu, përpos Rifat Mëziut në këtë ceremoni u nderuan edhe 140 pjesëtarë të familjes së dëshmorëve të kësaj brigade.

Ndryshe, në qershor të këtij viti në fshatin Morinë u bë rivarrimi i dëshmorit të Kombit Rifat Mëziu me nderime të larta ushtarake./kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi