Presidenti Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin rus Putin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas informacioneve të marrë nga burimet presidenciale, theksohet se në bisedë janë trajtuar zhvillimet në lidhje me Sirinë, si Kongresi i Dialogut Kombëtar Sirian në Soçi, operacioni “Dega e Ullirit” dhe situata në Idlib. Ndërsa bëhet e ditur se është biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Erdogan dhe Putin kanë tërhequr vëmendjen në atë se rezultati i arritur në Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian pavarësisht disa problemeve të përjetuara është një përfitim i rëndësishëm.

Dy liderët kanë theksuar se çështja e formimit të Komitetit Kushtetues është hapi më i rëndësishëm. Gjithashtu theksuan se zhvillimi i regjistruar është një vlerë shtesë në kuadër të Astana-s, si dhe procesit të Gjenevës dhe vendimit numër 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Të dy liderët gjithashtu janë ndaluar edhe në problemet e sigurisë që përjetohen në Idlib, e cila është zonë e deeskalimit, kanë rënë dakord edhe në përshpejtimin e procesit të formimit të pikave të vëzhgimit nga ana e Turqisë.

Presidenti Erdogan shkëmbeu informacione në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” me presidentin e Rusisë. Të dy liderët kanë nënvizuar rëndësinë e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit reciprok, biseduan edhe në lidhje me projektet Centrali Bërthamor Akkuyu dhe Rrjedha Turke. Erdoğan dhe Putin konfirmuan që të zhvillojnë marrëdhëniet bilaterale në çdo fushë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi