Presidenti Erdogan në Tunizi: Armëpushimi në Libi duhet të sigurohet një orë e më parë

Kreu i shtetit turk organizoi një konferencë të përbashkët shtypi me homologun tunizian, Kais Saied.

Duke u ndalur mbi sulmet e forcave të puçistit Halifa Haftar ndaj Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA), e cila gëzon njohje ndërkombëtare, Erdogani theksoi se këto zhvillime negative shqetësojnë seriozisht edhe shtetet fqinje, sidomos Tunizinë.

Ai gjithashtu shprehu besimin se Tunizia do të japë kontribute shumë të çmuara dhe konstruktive në përpjekjet për vendosjen e stabilitetit në Libi.

Lideri turk vuri në pah se me presidentin tunizian biseduan për hapat dhe bashkëpunimin që mund të bëjnë në drejtim të garantimit të armëpushimit dhe kthimit në procesin politik në Libi.

Erdogani u ndal edhe mbi mundësinë e dërgimit të ushtarëve turq në Libinë e trazuar.

“Ne s’kemi qenë mysafirë të paftuar në asnjë vend deri më sot. Nëse do të na bëhet ftesë, atëherë sigurisht që do ta vlerësojmë këtë”, tha ai.

Pasi rikujtoi memorandumet e nënshkruara me Libinë, presidenti turk nënvizoi se në këtë kontekst do të jetësojnë edhe procesin në vijim

Sipas tij, me marrëveshjen që i bën Turqinë dhe Libinë fqinjë detarë, Greqia s’ka të drejtë fjale në rajon.

“Ne po ndërmarrim hapa së bashku me Sarrajin e njohur ndërkombëtarisht; Haftari nuk e ka një atribut të tillë. S’duhet të lejojmë që vëllezërit tanë në Libi të shtypen nga këta”, potencoi Erdogani.

“Me çfarë roli kanë hyrë në Libi 5 mijë (mercenarë) nga Sudani dhe 2 mijë të grupit «Wagner» nga Rusia? Ç’punë kanë atje? Cilat janë lidhjet e tyre?”, pyeti kreu i shtetit turk në fund të fjalës së tij.

Kurse Presidenti Kais Saied i Tunizisë sqaroi se në takimin e tij me Erdoganin biseduan për çështjen e Libisë në të gjitha aspektet.

“Memorandumi i firmosur ndërmjet Turqisë dhe Libisë përcakton kufijtë ndërmjet dy vendeve. Kjo është një çështje mes dy shteteve”, u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi