17.5 C
Tirana

Presidenti Begaj dekreton ambasador në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin

Më datë:

Denion Meidani është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këtë post më herët e ka mbajtur Fatos Reka.

Më herët gjatë një seance të Komisionit për Politikën e Jashtme, të zhvilluar në “Zoom” , në fjalimin e tij Denion Meidani u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijojnë të ndikojnë në lehtësimin dhe përmirësimin e jetesës.

Meidani theksoi se po ndërmerren reforma, ndërsa e konsideroi bashkëpunimin mes dy vendeve si shembull në rajon.

“Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive, jo vetëm kanë institucionalizuar më tej marrëdhëniet tona, por kanë ndikuar dhe do të vijojnë të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së shtetasve tanë.

Duhet të konsiderojmë bashkëveprimin si një histori suksesi. Me vizion e guxim po ndërmerren së bashku reforma serioze.

Bashkëpunimin rajonal do ta kem prioritet. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona përbëjnë shembull të bashkëpunimit në rajon dhe zotohem se do jem i përkushtuar që këto marrëdhënie t’i avancojmë më tej”, u shpreh Meidani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...