22.5 C
Tirana

Presidenti arratiset në Maldive, Sri Lanka shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Më datë:

Sri Lanka, e zhytur në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, disa orë pasi presidenti Gotabaya Rajapaksa u arratis, njoftoi zyra e kryeministrit Ranil Wickremesinghe.

“Pasi presidenti u largua nga vendi, vendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të përballuar situatën në vend”, tha Dinuk Kolobaz, zëdhënësi i kryeministrit.

Policia njoftoi shtetrrethimin në provincën perëndimore, e cila përfshin kryeqytetin Colombo, në një përpjekje për të frenuar protestat.

“Vazhdojnë protestat përpara zyrës së kryeministrit në Colombo dhe ne duhet të vendosim një shtetrrethim për të kontrolluar situatën”, tha një zyrtar.

Ai shtoi se policia ka marrë urdhër të godasë protestuesit që po pengojnë funksionimin e shtetit.

Rajapaksa u arratis në Maldive pasi turmat e protestuesve sulmuan rezidencën e tij të shtunën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Egli Progës, gjykata çon në burg 3 persona të tjerë

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për...

Kjo është zhurma që bën Toka në hapësirë

Ky është tingulli i fushës magnetike të Tokës.  Madje...

Krijohet partia e re opozitare “Djathtas 1912”, Alibeaj: Besojmë tek shteti i së drejtës

Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi sot parimet e partisë së...

Dhimbjet e Kyçeve – Ushqimet që nuk Duhet të Hani

Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës,...