President i “European Democrat Students” thirrje të rinjve: Prini rrugën drejt ndryshimit, keni fatin që keni një udhëheqës si Lulzim Basha

Presidenti i “European Democrat Students” (EDS) Carlo Angrisano iu ka bërë thirrje sot të rinjve të prijnë rrugën drejt ndryshimit duke marrë në dorë të ardhmen më 25 prill.

Thirrja e tij erdhi gjatë takimit online të kryedemokratit Lulzim Basha me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students).

Angrisano, president i EDS, në fjalën e tij tha se shqiptarët, të rinjtë duhet të bashkohen me një lider të ri dhe europian si Lulzim Basha.

“Dua t’ju përcjell një mesazh të rëndësishëm. Ju duhet të prini rrugën drejt ndryshimit duke marrë në dorë të ardhmen tuaj në 25 prill. Ju jeni me fat që keni një udhëheqës si Lulzim Basha, politikan i ri, energjik, i cili ka bërë kaq shumë për vendin e tij dhe për të gjithë ju.

Ju keni një vizion, një përkushtim për ta transformuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë zemrën e re të Europës.

Ju do t’u jepni studentëve shqiptarë, të rinjve shqiptarë më shumë mundësi se kurrë më parë, një arsimim më të mirë, programe më të mira shkëmbimi së bashku me familjen tonë europiane.

Ju do t’u jepni përsëri shpresë të rinjve shqiptarë për të ardhmen e tyre”, u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi