Premiera e filmit “Wonka”

Aktorja Hollywood, Olivia Colman u shfaq mahnitëse krah bashkëshortit të saj, Ed Sinclair në tapetin e kuq, në premierën e filmit të saj të ri “Wonka”.

Fituesja e çmimit Oscar ra në sy me elegancën e saj teksa kishte veshur një fustan të zi klasik të gjatë deri në fund të këmbëve. Fustani i saj elegant përmbante dhe një pelerine sipër, ndërsa flokët e saj i kishte bëre në bjonde platin.

Çifti kanë pozuar para pemëve të krishtlindjes të vendosura në The Royal Festival Hall në Londër. Olivia dhe Ed u takuan për herë të parë gjatë diplomimit në Universitetin e Kembrixhit dhe u dashuruan marrëzisht me njëri tjetrin. Çifti kanë së bashku 3 fëmijë.

Filmi Wonka, tregon historinë e çokollatierit të famshëm, Willy Wonka, përpara se ai të hapte fabrikën e tij legjendare të çokollatës.  Filmi bazohet në romanin klasik të Roald Dahl të vitit 1964 të titulluar Charlie And The Chocolate Factory. Olivia luan Zonjën Scrubbit në film së bashku me Timothée Chalamet që luan Willy Ëonka dhe Hugh Grant si një Oompa Loompa.

Është planifikuar të dalë zyrtarisht në Mbretërinë e Bashkuar  më 8 Dhjetor

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi