Premier League, nuk ka fitues në derbin e “Merseyside”

Evertoni dhe Liverpool nuk kanë mundur të shkojnë më larg sesa barazimi pa gola në derbin e shumëpritur të qytetit, i vlefshëm për javën e 33 të kampionatit anglez.

“The Reds”-at, që vinin disi të lodhur pas triumfit të jashtëzakonshëm ndaj Manchester Cityt në çerekfinalet e Championsit, ndoshta edhe për shkak të mungesës së lojtarit më në formë të momentit, Mohamed Salah, nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

Megjithatë, as tek Evertoni nuk ditën ta shfrytëzonin lodhjen e futbollistëve të Liverpoolit. Në minutat e fundit vlen të theksohet se Calvert-Leëin shpërdoroi një rast të artë për të shënuar.

Me këtë rezultat, Liverpool mbetet në vendin e tretë të klasifikimit, me 67 pikë, ndërsa Evertoni është jashtë çdo pretendimi, në vendin e 9 me 41 pikë.

Gjithsesi, e gjithë vëmendja në kampionatin anglez është e fokusuar te derbi i pasdites i Manchesterit, pasi në rast të fitores së “Citizens”-ave ndaj “djajve të kuq”, të besuarit e Guardiolës do të shpalleshin kampionë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi