Pranga “manjakut” në Gjirokastër, dyshohet se ngacmoi seksualisht tri vajza të mitura

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastërs pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Më konkretisht ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Për këtë rast policia ka nisur menjëherë hetimet.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e  shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi