PRAK kërkon zbardhjen e rastit të vdekjes së të riut në Qendrën Studentore

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK thekson se me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e një të riu të karantinuar në Qendrën Studentore.

“Përderisa rrethanat e vendosjes në karantinë dhe vdekjes së tij janë të paqarta, ne si shoqatë kërkojmë nga Institucionet përkatëse që sa më shpejtë ta zbardhin këtë rast”.

“Është shumë me rëndësi të dihet se a ka pasur lëshime individuale apo institucionale gjatë vendosjes në karantinë dhe a ka mundur që vdekja e tij të parandalohet. Nëse ka pasur lëshime duhet të ket edhe përgjegjës për rastin kushdo qofshin ata!Është totalisht e papranueshme që dikush të vdes në duart e shtetit nëse një gjë e tillë ka mundur të parandalohet”.

Kjo shoqatë konsideron se në hetim për zbardhjen e rastit duhet të përfshihen edhe faktet si:

A ka pasur ekzaminim mjekësor dhe psikologjik para se të futet në karantinë?
A ka prezantuar ndonjë provë të shkruar ose gojore se ka ndonjë problem shëndetësor?
Stafi menaxhues i karantinës a ka marr ndonjë informacion nga i ndjeri, familjarët e tij ose persona të tjerë se ai ka probleme psiqike? Etj …
PRAK potencon se pret nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë të dalin me rezultate konkrete.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi