23.5 C
Tirana

Posedim lëndësh narkotike dhe aksidente me vdekje, 10 të arrestuar në Tiranë

Më datë:

Policia në Tiranë ka vënë në pranga 10 persona për vepra të ndryshme penale. Bëhet e ditur se forca e Posaçme “Shqiponjat” kanë arrestuar në flagrancë E. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi kokaine.

Në pranga është vënë edhe një 33-vjeçar me iniciale A. B., pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi heroine.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 arrestuan dy të mitur A. V., 17 vjeç dhe K. H., 17 vjeç dhe shpallën në kërkim A. Th., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme goditën me sende të forta dhe i morën me dhunë varsen e floririt një 19-vjeçari.

Ndërsa në rrugën “Donald Trump” është arrestuar në flagrancë S. U., 34 vjeç, pasi tek lavazhi i tij, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Ujësjellës Kanalizime të Bashkisë Kamzë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar dy shoferë që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe një tjetër që po e drejtonte automjetin pa leje. Në pranga është vënë edhe një 34-vjeçar që ka aksidentuar për vdekje një këmbësore 57-vjeç.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...