Popullsia e Turqisë tejkalon 80 milionë banorë

Popullsia e Turqisë në vitin 2017 është rritur me 995.654 njerëz në krahasim me një vit më parë duke arritur në 80.810.525 banorë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK), ka njoftuar “rezultatet e vitit 2017 të sistemit të regjistrimit të popullsisë bazuar në adresë” ku sipas kësaj popullsia e vendit e cila në vitin 2016 ka qenë 79. 814.871 banorë bëhet e ditur se ajo në vitin 2017 ka shënuar një rritje për 995.654 banorë duke arritur në 80.810.525 banorë.

Ndërkohë që përqindja e meshkujve nga popullsia e përgjithshme arrin në 50.2 për qind (40 milionë e 535 mijë e 135 persona) dhe përqindja e femrave është 49.8 përqind (40 milionë e 275 mijë e 390 persona).

Gjithashtu bëhet e ditur se në vitin 2017 ka shënuar rënie duke shkuar në 12.4 në 1.000 shpejtësia e rritjes vjetore të popullsisë e cila në vitin 2016 ka qenë 13.5 në 1.000 banorë.

Ndërsa raporti i banorëve në qendrat e qyteteve dhe komunave nga 92.3 për qind sa ka qenë në vitin 2016, kjo normë në 2017 ka arritur në 92.5 për qind. Përqindja e njerëzve që jetojnë në zonat rurale është 7.5 për qind./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi