Politikani serb: Kosova në OKB, me një marrëveshje përfundimtare dhe demokratike

 

 

Kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Sasha Jankoviq po thotë se çështja e Kosovës nuk duhet të zgjidhet duke bërë presion për të nënshkruar diçka, por me një marrëveshje që është rezultat i proceseve demokratike.

“Problemi i Kosovës duhet të zgjidhet në mënyrë demokratike. Kjo temë është kthyer në një agjendë kryesore të politikës serbe”, tha Jankoviq.

Ish-kandidati për president të Serbisë komentoi edhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, dhe marrëveshjen përfundimtare ndërmjet dy vendeve.

Jankoviq theksoi se nuk do ta përjashtonte mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, nëse vendimi do të ishte i marrë në mënyrë demokratike

“Në qoftë se kjo është zgjidhja e problemit atëherë në rregull, por jo nëse ky vendim ndërton një atmosferë të konfliktit, dhe një nënshkrim të shkaktojë turbulenca të mëtjeshme në shoqëri”, tha Jankoviq.

Ai kritikoi qëndrimet e qeverisë serbe kinse nuk do ta njohin Kosovën.

Jankoviq thotë se Serbia tashmë e ka njohur Kosovën.

“Në thelb Kosova është njohur, njohjen formale nuk do të na kërkojë askush. Por, Aleksandar Vuçiq ndërton urrejtje dhe armiqësi ndaj popullit shqiptar dhe komunitetit ndërkombëtar”, thotë Jankoviq.

Ndryshe presidenti serb ditë më parë ka paralajmëruar se do ta propozojë një marrëveshje me Kosovën në Serbi, gjatë muajit prill.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi