16.5 C
Tirana

“Politikanë dhe persona të famshëm kanë abuzuar seksualisht me fëmijë”/ Facebook bllokon teoritë e konspiracionit QAnon

Më datë:

Facebook ka njoftuar këtë të martë se do ndalojë çdo faqe,grupe dhe adresa instagrami që përfaqësojnë teorinë e konspiracionit QAnon nga platforma e saj.

Kjo masë vjen tre vite pasi filloi teoria e konspiracionit të ekstremit të djathtë. Gjatë këtyre viteve adhuruesit e QAnon kanë përqafuar një numër të ndryshme dhe shpesh kontradiktore, por besimet themelore false qëndrojnë në themel të QAnon ku flitet për shumë politikanë dhe persona të famshëm të listës A ku përfshihen njerëz që kanë bërë abuzime seksuale me fëmijë dhe që është një përpjekje e thellë  për të minuar presidentin Donald Trump, shkruan CNN.

Vitin e kaluar një zyrë e FBI-së paralajmëroi se adhuruesit e QAnon janë një kërcënim i brendshëm terrorist.

Masa që ka marrë Facebook është pëlqyer nga shumë njerëz, por kjo platformë ka lejuar që teoritë konspiracioniste të rriten gjatë viteve.

Tani janë shumë republikanë që po garojnë në Kongres që kanë shprehur mbështetje për QAnon.

Në gusht, presidenti amerikan Trump i falënderoi ndjekësit e QAnon për mbështetjen që i japin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, thirret sërish në SPAK

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur...

GJKKO i sekuestroi 2 vila, Monika Kryemadhi ankimon vendimin!

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e...

Rikthehet pas 11 muajsh në Kuvend, Berisha: Do të vazhdoj betejën time

Berisha pas 11 muajsh rikthehet në Kuvend, duke marrë...