Politika shqiptare, pikëllim për ndarjen nga jeta të presidentit Bush

Ndarja nga jeta e ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush është tejet e ndierë edhe në Shqipëri.

“Ai ishte një mik i madh dhe i shtrenjtë i shqiptarëve”, shprehet në një postim në rrjetet sociale Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë”, do të shtonte më tej kryetari i Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, Lulzim Basha.
Një lajm i hidhur është cilësuar më tej nga kryeopozitari, ndërsa kreu i shtetit e vlerësoi si një burrë të madh shteti dhe një mbështetës të fortë të lirisë.

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të SHBA, George H.W. Bush. Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. RIP”, shkruan më tej presidenti Meta.

“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e ish-presidentit të SHBA, George HW Bush. Mendimet e lutjet e mia janë me familjen Bush dhe popullin amerikan. U prehtë në paqe!”, shton kryedemokrati Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi