Policia: Vijon kthimi normal i qytetarëve në vendet e punës, shtohen masat në pikat kufitare

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar vijon kthimi normal për në vendet e punës i qytetarëve shqiptarë që erdhën në Shqipëri, për të kaluar festat e fundvitit.
Policia Kufitare ka shtuar masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit shqiptar që kthehen në vendet e tyre të punës dhe për qytetarët që udhëtojnë për qëllime të ndryshme.
Sipas Policisë së shtetit, masat janë të koordinuara me homologët në pikat tokësore, me qëllim pasjen e një lëvizjeje të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit.
Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, ka shtuar sportele në dalje të Republikës së Shqipërisë, me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit që erdhën në Shqipëri, për të kaluar festat e fundvitit dhe që tashmë po kthehen në vendet e tyre të punës.
Në të gjitha pikat e kalimit kufitar vijon lëvizja normale dhe nuk janë krijuar radhë apo vonesa për qytetarët dhe automjetet që qarkullojnë në të dyja anët e kufirit.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi