8.5 C
Tirana

Policia: Tre të arrestuar, kontroll në 30 klinika estetike në Tiranë

Më datë:

Policia e Tiranës, me autorizim të gjykatës, ka kryer kontroll në 30 klinika estetike në Tiranë, të cilat kontrabandonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme, produkt mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”.

Siç njofton policia, nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte, rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin” te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.

Në kuadër të operacionit të policisë të koduar “Botox”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit M. K., Xh. M. dhe D. Sh.

Sipas policisë shtetasi M. K. është administrator i një subjekti privat që dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të klinikat. Ndërkaq, shtetaset Xh. M. dhe D. Sh. janë administratore të 2 prej klinikave ku injektohej ky produkt.

Siç njoftojnë me tej blutë e Tiranës, në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë administratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt.

Ndërkohë, sipas policisë, po punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën akuzën e korrupsionit, GJKKO-ja rikthen në punë pedagogët e përjashtuar të Universitetit të Elbasanit

Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...