Policia: Kapet autori i cili ka qëlluar me pistoletë në Shkodër

Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes së 50- vjeçarit Gëzim Bici tek Ura e Bunës në Shkodër. Nuk dihet ende nëse është vërtet ai autor apo jo por Policia ka zbuluar se Bici është qëlluar me pistoletë.

Ndërkohë Gëzim Bici është transportuar drejt spitalit teksa zona e ngjarjes është rrethuar nga Policia ku janë ngritur dhe pika kontrolli.

Shkodër / Informacion paraprak

Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50 – vjeçarit.

Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi