15.5 C
Tirana

Policia izraelite sulmoi palestinezët që dëshironin të faleshin rreth Mesxhid-i Aksasë

Më datë:

Sipas një njoftimi të bërë nga Qendra e Informimit “Vadi Hilve”, një organizatë palestineze e të drejtave të njeriut, thuhet se forcat izraelite kanë sulmuar me shkopinj gome palestinezët e mbledhur para portës al-Asbat të Mesxhid-i Aksasë për të falur namazinë e jacisë dhe teravisë.

Në njoftim theksohet se forcat izraelite kanë parandaluar faljen e namazit dhe kanë larguar grupin nga zona, duke shtuar se disa të rinj që kanë reaguar janë arrestuar.

Policia izraelite edhe në Natën e Kadrit nuk kishte lejuar palestinezët që të zhvillojnë adhurimet e tyre përreth Mesxhid-i Aksasë.

Mesxhid-i Aksa ishte mbyllur më 22 mart për adhurime, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...