Policia arreston dy persona dhe shpall në kërkim një tjetër. Ja për çfarë akuzohen

Dy shtetas u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim, nga policia e Pogradecit. Një prej tyre është shtetasi me inicialet A. Sh., 20 vjeç, banues në Pogradec, i cili akuzohet për “Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit R. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 20 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit R. S.

-Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Y., 37 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, në Pogradec, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në Maliq, ka goditur me grushte shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Maliq. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit E. H.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi