https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
“Poker” i Parisit, Cavani “toleron” Neymarin për 11-metërshin - Drita Tv

“Poker” i Parisit, Cavani “toleron” Neymarin për 11-metërshin

Pas humbjes 2-1 që pësoi në fushën e ndjekësve më të afërt, Lionit, një javë më parë, kryeqytetasit e Paris SG janë rikthyer te fitorja, me një “poker” të realizuar ndaj Montpellier në sfidën e javës së 23-të të Ligue 1.

Dy herë Neymar, nga një gol në secilën pjesë, i pari me 11-metërsh, si dhe golat e sulmuesve të tjerë Cavani e Di Maria kompletuan suksesin e parizienëve në “Parc des Princes”, të cilët ngjiten kështu në kuotën e 59 pikëve, 11 më shumë sesa Lioni e 13 nga Monako, kampione e Francës në fuqi.

Edinson Cavani hyn në historinë e klubit parizien, duke u bërë golashënuesi më i mirë i historisë me 157 gola, një më shumë sesa Zlatan Ibrahimoviç.

Edhe kampionati francez, sikurse spanjolli e gjermani, duket se po shkon drejt “hipotekimit” të kampionit të këtij sezoni, pasi gara për titull nuk ka rivalitet.

Lufta e ashpër po zhvillohet mes Lionit, Marsejës dhe Monakos për kupat e Europës, me njërën prej skuadrave që do të kualifikohet drejtpërdrejt në fazën e grupeve, një tjetër në “play off”-et e Championsit, ndërsa ajo me më pak fat e rezultate më të dobëta do të mbetet në Europa League./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi