
Nga dt 13-17 nëntor organizohet, PANAIRI I LIBRIT 2019 në Pallatin e Kongreseve Tiranë.
Në këtë panair do të marrë pjesë edhe shkrimtari i talentuar nga Kavaja Albi Lushi i vlerësuar më disa çmime në zhanrin e poezisë.
Autori Albi Lushi do të prezantohet me librin e tij të fundit me poezi “?Dhimbje në kohët e foljeve ?”, i sapo botuar.
Nëpërmjet një statusi në facebook shkrimtari Lushi fton dashamirësit e krijimtarisë së tij ta vizitojnë panairin dhe të shfletojnë librin, duke mos harruar të falenderojë të gjithë miqtë e tij që ndihmuan në botimin e këtij libri.
“Libri im ndodhet në stendën e Shtëpisë Botuese NAIMI me redaktor Naim Zoto, korrektor letrar miku im Ramazan Hushi, fotografen artiste Migi Jaku, të talentuarën grafiste të shtypshkronjës Turdiu që e shumëfishoi Eva Turdiu dhe padyshim nga Akademiku Prof.Dr Shaban Sinani për parathenien e librit.
Mirënjohje për këdo që ndihmoi në botimin me sukses të këtij libri.”

