Po vadiste tokën, 61-vjeçari bie aksidentalisht në kanal dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë ku një 61-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale. Sipas policisë V. Xh., 61 vjeç ka qenë duke vaditur tokën kur ka rënë aksidentalisht në kanal e për pasojë ka humbur jetën.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI

Divjakë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi V. Xh., 61 vjeç, dyshohet se duke vaditur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi