Po qëndronin në breg, gomonia përplas çiftin e pushuesve në Jalë

Dy persona janë lënduar pasi janë goditur nga një gomone në plazhin e Jalës.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.

Siç raportohet mjeti ka tentuar të dalë në breg, por nuk ka arritur të ndalojë në kohë.

Për pasojë ka dëmtuar një çift pushuesish, të cilët kanë qenë në breg.

Një prej tyre ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta.

Dy personat gjenden në spitalin e Himarës duke marrë mjekime.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues.

Çifti i janë turistë shqiptarë dhe kanë qenë duke qëndruar në breg në momentin që gomonia i ka goditur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi