Po lëviznin me makinën e mbushur me drogë, policia arreston dy të rinjtë në Mirditë, sekuestrohet kallashnikov e municion luftarak

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Zmeja”, ku në pranga janë vendosur dy persona. Burime zyrtare, bëjnë të ditur se uniformat blu kishin marrë operacione se një automjet që po lëvizte në drejtim të Mirditës, po transportonte drogë.

Pas kontrolleve të ushtruara në mjetin tip “Opel” u gjetën 10 thasë me kanabis, me peshë totale 36 kg, ku në pranga janë vendosur R L dhe K. Z. Policia i ka shtrirë kontrollet edhe në banesat e të arrestuarve, ku në ambientet e shtëpisë së R L, në Zall Dardhë të Dibrës 1 kallashnikov, një pistoletë shenjëdhënëse dhe municion ushtarak.

Materialet procedurale ndërkohë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Zmeja”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Mirditë dhe Lezhë.
Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen drogë dhe armë zjarri.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se me një automjet që lëvizte në drejtim të Mirditës, po transportonin lëndë narkotike, në afërsi të fshatit Jezull, Mirditë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Zmeja”.

Si rezultat, u bë lokalizimi dhe ndalimi i automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin Roland Lala dhe pasagjer shtetasin K. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 36 kilogramë.

Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së DVP Dibër, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. L., në fshatin Zall Dardhë, Dibër, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një pistoletë shenjëdhënëse dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
R La, 28 vjeç, banues në Zall Dardhë, Dibër dhe K. Z., 28 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi