Po jepte parashikimin e motit, qeni tërheq live gazetaren e BBC

Një gazetare të BBC i ka ndodhur një incident teksa raportonte live rreth motit.

Carol Kirkwood u tërhoq nga një qen dhe përfundoi duke u rrëzuar në tokë jashtë kamerave.

59-vjeçarja la të befasuar bashkë-prezantuesin e saj Dan Walker të habitur në studio.

Carol sapo kishte dhënë parashikimin nga Chelsea kur Labradori me emrin Flash e tërhoqi dhe e përmbysi atë.

“Flash është i fortë!” qeshi Carol ndërsa u kthye në gjunjë dhe vendosi kufjen përsëri.

“A je mirë Carol?” pyeti Dan, por pyetja mbeti pa përgjigje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi