“Po hetojmë 15 kryebashkiakë të PS”- Basha: Edi Rama sot hesht, shqiptarët do të drejtohen nga krimi për sa kohë ai është kryeministër

Janë 15 kryebashkiakë të PS, të cilët po kalojnë në filtrat e Partisë Demokratike. Kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha, i cili midis të tjerash i bëri thirrje PS-së që të tërhiqet nga gremina që e ka çuar lidershipi i saj.

I pyetur në lidhje me zërat kundër brenda PD, për çështjen e sistemit zgjedhor, Basha tha se opozita është e bashkuar në qëndrimet e veta.

Intervista e plotë:

Të gjithë ata njerëz janë përzgjedhur nga Edi Rama dhe është njeriu që sot duhet të flasë, hesht. Edi Rama heshti kur kryebashkiaku i Lushnjës u sulmua me granatë në zyrën e tij, hesht për kryebashkiakun e Mallakastrës, i cili është provuar me rekorde kriminale në shtetin fqinj, Greqi.

Ndaj sot është dita sot është dita që mikrofonin tuaj t’ja drejtoni njeriut që i emëroi në këto zyra dhe hesht sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur në fakt është një provë më shumë se me Ramën do kemi kryebashkiakë me rekorde kriminale. Shqiptarët do vazhdojmë të drejtohen nga krimi sa kohë që Rama të jetë kryeministër.

Ne jemi në ndjekje edhe të 15 rasteve të tjera me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë. Duket qartë që procesi i 30 qershorit përveç se jo kushtetues është një provë më shumë e depërtimit total të trafikantëve të drogës, të vajzave dhe pjesëtarëve të krimit në kupolën e Edi Ramës. Është një thirrje për PS për tu tërhequr nga gremina ku e ka çuar lidershipi aktual, duke e kthyer në partinë më të kriminalizuar të globit. Është interes kombëtar edhe për PD depolitizimi i politikës.

Ju keni kërkuar zgjedhje të parakohshme, në fakt janë disa bashki, e Shkodrës nuk ka më kryetar…?

Asnjë bashki nuk ka kryetar, të 61 bashkitë janë të emëruar nga të cilët duket se me dhjetëra janë me rekorde kriminale.

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, cili do jetë aksioni i PD krahas denoncimit të këtyre kryebashkiakëve?

Ajo që do shpaloset do kemi mundësi ta mbuloni.

Në datë 15 do keni një takim me aleatët tuaj për reformën zgjedhore, kur do të jetë gati për t’u publikuar?

Edhe për këtë rast do ju informojmë.

Një pyetje të fundit në lidhje me çështjen e sistemit zgjedhor. Ka pasur qëndrime të ndryshme edhe brenda forcës tuaj politike se duhet të insistohej më fort për çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor?

Jo. Opozita është e bashkuar dhe e njëtrajtshme në qëndrimin se problemi kryesor i vendit është shit-blerja e votës dhe mos ndëshkimi i krimit elektoral.

Një dialog gjithëpërfshirës me qytetarët shqiptarë, t’i lëmë shqiptarët të vendosin.

/Abc news

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi