Po gjuante për peshk, 44-vjeçari në Dibër humb krahun pas shpërthimit të dinamitit

Një 44-vjeçar i identifikuar si Robert Hoxha ka humbur krahun ditën e djeshme teksa ka qenë duke gjuajtur për peshk me lëndë plasëse të dyshuar dinamit.

Ngjarja ka ndodhur në lumin Drin në zonën e Muhurrit, në afërsi të shtëpisë së tij. 44 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe është nisur drejt Tiranës pasi lënda plasëse i ka këputur krahun.

NJOFTIMI

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit R. H., 44 vjeç, banues në Dibër, pasi duke gjuajtur peshk në lumin Drin, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale, ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi