7.5 C
Tirana

“Plumbi i Artë 2″/ GJKKO lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-gjyqtaren e Elbasanit

Më datë:

Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për të arrestuarit gjatë operacionit “Plumbi i Artë 2”.

Në ambientet e GJKKO u paraqit ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetau për verifikimin e zbatimit të masës se sigurisë “arrest ne shtëpi”. Ndaj saj u konfirmua masa, ndërsa mësohet se është përlotur gjatë seancës.

Ish gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ka gjykuar grupet kriminale në Elbasan përfundoi nën arrest shtëpiak për dy vepra penale.

Aksioni “Pumbi i Artë 2” ku u përfshinë dhjetëra forca policie është episodi i dytë i “Plumbit të Artë”, çelur dy vjet më parë dhe që me dëshminë e Nuredin Dumanit u kthye në një nga çelësat për të hapur kutitë e krimit.

Përgjimet dhe komunikimet që i përkasin 2020 në Sky ECC bindën prokurorët e posaçëm se duhet të kërkojnë 33 masa sigurimi personal. Midis tyre personazhe të botës së krimit që vazhdojnë të jenë në kërkim si edhe zyrtarë aktualë apo ish zyrtarë policie.

Rrëfimet e të penduarve sot për sot po konkurrohen nga mijëra biseda ne aplikacione si edhe ky i “Plumbit të Artë 2” , duke zbuluar emra bashkëpuntorësh të tjerë për 6 vrasje. Si të zbardhura deklarohen krimi i trefishtë në Bradashesh, vrasja e Andi Zylyfit, vrasja e Klevi Brahos dhe vrasja e Klevis Kapllanit.

Në listën e gjatë të të kërkuarve rikthehen Talo Çela, Hajdar Çopja dhe vëllezërit, ndërsa ka masa edhe për Elio Bitrin, si dhe dy oficerë policie, Martin Musaj ish zyrtar i burgjeve që dyshohet se u implikua edhe në sigurimin e mjeteve për të vrarë.

Edhe shefi i krimeve të Durrësit Agustin Cinari dyshohet se shpërdoroi detyrën duke u bërë palë me anëtarët e organizatës kriminale Ai dyshohet se dha informacion.

Në komunikimet mes të dyshuarve tregohet roli i secilit, ndërsa më herët janë prerë 18 masa sigurimi për plumbin e artë 1, midis tyre edhe për shtetas që aktualisht jetojnë në Dubai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...