13.5 C
Tirana

Pllaka dhe dedikime, Universiteti i Romës emërton hapësirat e studimit me emrin e Ilaria Sulës

Më datë:

La Sapienza, Universiteti i Romës i ka kushtuar Ilaria Sulës hapësirat e reja të studimit në godinën e ish-klubit rekreativ.

“Ilaria Sula, studente e Sapienzës, të mos harrojë të gjitha gratë viktima të femicideve, e ardhmja e të cilave nuk mund të shkruhet më”, shkruhej në pllakën e dedikuar.

Ceremonia u zhvillua në prani të rektores Antonella Polimeni, prindërve dhe vëllait të Ilarias, të cilët së bashku zbuluan pllakën kushtuar asaj.

Iniciativa u organizua me rastin e 722 viteve të historisë që nga themelimi i Universitetit më 20 Prill 1303 nga Papa Bonifaci VIII dhe 90-vjetorit të qytetit universitar më 31 Mars 1935.

22-vjeçarja shqiptare u vra barbarisht nga ish-dashuri i saj filipinez Mark Antony.

Dyshohet se krimi ndodhi në dhomën e gjumit të 23-vjecarit, ku janë gjetur gjurmë gjaku edhe pse ishte punuar shumë për fshirjen e tyre. Ndërsa në makinën e Mark Sampson nuk kishte gjurmë të tilla, çka ka ngritur dyshimet se trupi është transportuar me një mjet tjetër.

Bashkëpunëtore në krim është edhe nëna e autorit, e cila ka pranuar para policisë se ka ndihmuar djalin e saj për të fshirë gjurmët e gjakut nga dhoma ku ndodhi e gjithë ngjarja.  

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...