Plas sherri në Astir, plagoset me thikë 37-vjeçari

Një plagosje ka ndodhur sot në Tiranë, në zonën e Astirit. Sipas informacioneve paraprake persona ende të paidentifikuar kanë plagosur me thikë një 37-vjeçar, me iniciale F.D. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi