https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Plagosi me breshëri kallashi tregtarin në Kavajë, autori mbyllet në Psikiatri, zbardhet dëshmia: Ja pse e bëra - Drita Tv

Plagosi me breshëri kallashi tregtarin në Kavajë, autori mbyllet në Psikiatri, zbardhet dëshmia: Ja pse e bëra

Prokuroria e Kavajës ka vendosur të dërgojë në Qendrën Psikiatrike të Tiranës autorin e plagosjes së tregtarit Rexhep Tare, me breshëri kallashnikovi, në mes të Kavajës.

Ngjarja tronditi pak javë më parë qytetin e Kavajës, ndërsa ndaj Fitim Baboçit u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Por, Prokuroria ka kërkuar dërgimin e tij në Psikiatri, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Në dëshminë që ka dhënë para policisë, autori i krimit ka pohuar se “…këtë akt unë e bëra nga gjendja e rënduar psikologjike, sepse Rexhep Tare ka shumë kohë që më ofendon dhe më shan duke më thënë publikisht se “…ti je i mallkuar dhe përdhunues…”. Konkretisht isha poshtë pallatit tek zona ku unë banoj në Kavajë, pashë personin që më ka nxjerrë namin u revoltova dhe kam marrë armën në banesën time dhe mendova që ta plagosja tek këmba…”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi