Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Shkodrës.

Ka mbetur i plagosur shtetasi N. Upa, rreth 45 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Pyjore.

Mësohet se 45-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi