Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme pas një konflikti me një bashkëmoshatar. Dyshohet se sherri mes autorit dhe të plagosurit kishte nisur më përpara.
I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, efektivët e Dibrës kanë shpallur në kërkim 32-vjeçarin G.B si autor të ngjarjes. Ai dyshohet për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit, dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”


