PKK/PYD pranon formimin e të ashtuquajturës ushtri në Siri

Një udhëheqës i ashtuquajtur i SDF-së, grupit të mbështetur nga SHBA-të në Siri që kryesisht është i kontrolluar dhe i drejtuar nga grupi terrorist PKK/PYD, ka pranuar se ata synojnë formimin e ushtrisë së tyre në vend.

“Ne po rindërtojmë ushtrinë tonë që të jetë gati të merret me çdo kërcënim nga kushdo që dëshiron të pushtojë qytetet që kemi çliruar përkrah koalicionit”, tha Abdul Qader Effedili.

Effedili argumentoi se Turqia, Irani dhe forcat e regjimit do të ishin të lumtur për të rimarrë zonat e kontrolluara nga SDF.

AA më parë raportoi se PKK/PYD, dega e PKK-së që ka pushtuar një të katërtën e territorit sirian, ishte duke formuar një të ashtuquajtur ushtri me mbështetjen e SHBA-ve.

Poashtu më parë, SHBA-të thanë se do të vazhdojnë të mbështesin PKK/PYD-në në krahinat lindore Raqqah dhe Deir ez-Zor, shtëpi për disa nga fushat më të frytshme të naftës në vend.

Lajmet e fundit vijnë pasi komandanti i CENTCOM-it të SHBA-ve, gjenerali Joseph Votel, më 22 dhjetor të vitit të kaluar njoftoi se do të vendosin forca të mbrojtjes kufitare në Siri, të cilët ai tha se do të ndihmonin në parandalimin e ringjalljes së organizatës terroriste DEASH.

Ministria turke e Punëve të Jashtme dje thirri të ngarkuarin e ambasadës amerikane në Ankara, Philip Kosnett, për të shprehur “shqetësimin” mbi mbështetjen e SHBA-ve për grupin terrorist PKK/PYD, bëjnë të ditur burime diplomatike turke.

Një grup prej rreth 400 terroristësh raportohet se janë trajnuar nga SHBA-të nëpërmjet Pentagonit dhe CIA-s në Halepin lindor pranë digës Trishrin në lumin Eufrat dhe në krahinën jugore Hasakah./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi