Pjesëtarët e familjes turke gjenden të vdekur në Gjermani

Një familje turke me 4 pjesëtarë është gjetur e vdekur në shtëpinë e tyre në rajonin Baden-Wurttemberg të Gjermanisë.

Zëdhënësi i policisë në Reutlingen, Christian Worner, në një deklaratë për AA është shprehur se 4 persona nga të cilët 2 fëmijë, anëtarë të një familjeje turke janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në qytetin Esslingen.

Duke vënë në dukje se ngjarja e ndodhur është tragjike, Worner, tha se sipas hetimeve paraprake shkaku i vdekjes është për shkak të helmimit nga monoksid karboni.

Worner tha se ekipet e zjarrfikëses dhe të kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punimet në shtëpinë ku janë gjetur trupat e pajetë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi