Pite të mbushura me gjel deti dhe suxhuk

Pite të mbushura me gjel deti dhe suxhuk

Përbërësit:

▪ 60ml (1/4 filxhan) vaj ulliri
▪ 1 qepë e kuqe, e prerë hollë
▪ 2 thelpinj hudhër, të prerë hollë
▪ 2 speca të kuq, të prerë hollë
▪ 2 lugë çaji gjethe trumze
▪ 1 suxhuk, i qëruar, i prerë në kube
▪ 1/4 lugë çaji spec djegës i grirë i tharë
▪ 400 g gjel deti ose pulë e pjekur e prerë hollë
▪ 180ml (3/4 filxhan) verë e bardhë e thatë
▪ 250ml (1 filxhan) lëng pule ose gjeli deti (nëse nuk e keni ruajtur tresni një bustinë me koncentrat)
▪ 400g (2 2/3 filxhanë) miell që vjen

Salca e domateve dhe ullinjve
▪ 250 g domate të vogla
▪ 50 g ullinj jeshil pa bërthamë, të prerë
▪ 1/2 qepë e kuqe, e prerë hollë

Përgatitja:

Për të përgatitur mbushjen, nxeh një lugë gjelle vaj ulliri në një tigan në nxehtësi mesatare. Shto qepën, hudhrën, specin dhe trumzën dhe gatuaji duke i përzierë për 10 minuta ose sa të zbuten.

Shto sallamin dhe gatuaji duke i përzierë për 5 minuta ose sa speci të marrë pak ngjyrë kafe. Shto specin djegës, mishin e pulës, 125 ml (1/2 filxhan) verë dhe lëngun e mishit dhe lëri të ziejnë për 10 minuta deri sa uji të reduktohet me tre të katërtat. Lëre të ftohet.

Ndërkohë, për të përgatitur brumin, parangroh furrën në 190C. Hidhe miellin dhe pak kripë në një enë të thellë, pastaj hidh pjesën e ngelur 60ml verë, 2 lugë gjelle vaj dhe 200 ml ujë të ngrohtë. Përziej për të krijuar brumin.

Ndaje brumin në 8 pjesë. Hap një porcion në një petë me diametër prej 16 cm mbi një letër pjekjeje të spërkatur me miell.

Vendos 1/2 filxhani nga mbushja e përgatitur mbi gjysmën e petës duke lënë 1 cm bordurë, pastaj palose petën që të mbyllësh mbushjen. Me një pirua shtyp anët e pites për t’i vulosur.

Lyeji përsipër me vaj ekstra, vëri të piqen për 25 minuta ose sa të marrin ngjyrë të artë.

Për të përgatitur salcën, gri domatet, ullinjtë dhe qepën deri sa të copëtohen plotësisht. Hidhu sipër kripë dhe piper. Bëhen 1 1/3 filxhanë.

Shërbeji pitet me salcë./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi