Pirja e kafes dëmton mëlçinë

 

 

Ekspertët rekomandojnë që mos ta teproni me kafen. Shkencëtarët kanë zbuluar se personat që konsumojnë dy filxhanë kafe në ditë janë 44% më pak të rrezikuar që të zhvillojnë cirrozë të mëlçisë.

Cirroza është një sëmundje e mëlçisë që pengon në funksionimin e saj. Autori kryesor i studimit, O. J., nga Universiteti Kennedy Southampton në Britani të Madhe tha se rezultatet e këtij studimi mund të jenë të rëndësishme për njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje.

“Tani kemi nevojë për teste klinike për të hetuar mbi përfitimet dhe dëmet e kafes, kështu mjekët mund të japin rekomandime specifike për pacientët”, ka thënë ai.

Ekspertët rekomandojnë që mos ta teproni me kafen, pasi mund të zhbëjnë efektet shëndetësore të saj.

Konsumimi i tepërt i kafes është lidhur me problemet me zemrën, imunitetin e dobët, disa lloje kanceri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi