Piktura më e shtrenjtë në Europë

 

Gruaja me beretë e veshje me kuadrate e Picasso u shit për gati 50 milionë paundë, çmimi më i lartë në ankand për një pikturë të shitur ndonjëherë në paund në kontinentin e vjetër.

 Portreti që artisti i bëri Marie Therese Walter, e njohur edhe si muza e artë e tij, “u rrëmbye” për 49.8 milion paund në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s” të Londrës.

Kryevepra e vitit 1937 nuk ishte shitur kurrë më parë në treg, por ka qenë pjesë e një koleksioni privat.

“Femme au beret et a la robe quadrillee” u realizua në të njëjtën kohë me të famshmen “Guernica”.

Thomas Bompard, kreu i sektorit të artit impresionist e atij modern në “Sotheby’s”, e cilësoi pikturën në vaj si njërin prej portreteve më të jashtëzakonshme të Picasso, për të cilin ka rënë këto vitet e fundit çekiçi i ankandit.

Marie Therese ishte një nga dashuritë më të mëdha të piktorit, në jetën e të cilit po hynte edhe një grua tjetër, Dora Maar. E në këtë pikturë, sipas shpjegimit të “Sotheby’s” reflektohet qartazi stili i Picasso me një lloj frymëzimi që buron nga të dyja muzat e tij, të cilat arrijnë shprehjen maksimale në siluetën e tjetrës.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi