Pheniani: Komentet e SHBA-ve mbi të drejtat e njeriut, të papranueshme

Partia në pushtet në Kore të Veriut ka lëshuar sot kritika në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), lidhur me brengën e kësaj të fundit për trajtimin që Pheniani ua bën qytetarëve të tij, duke thënë se komentet amerikane janë ”jashtëzakonisht të vrazhdta”.

E përdithshmja shtetërore Rodong Sinmun, u është kundërpërgjigjur komenteve të zëdhënëses së Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Heather Nauert, e cila ditë më parë tha se shkelësit e të drejtave të jeriut do të dënohen për veprat e tyre.

Gazeta shkruan se komentet e tilla janë të papranueshme dhe i kërkoi Washington të jetë më i kujdesshëm.

Në periudhën e fundit, ky është një rast i rrallë i kritikës së hapur të Koresë së Veriut në adresë të SHBA-ve, dhe vjen në vazhdën e përgatitjeve të takimit të parë historik mes dy presidentëve, që pritet të mbahet më 12 qershor në Singapor.

Presidenti amerikan Donald Trump, thuhet se takimin do ta shfrytëzojë për të qartësuar detajet nga marrëveshja ndër-koreane për denuklearizim e arritur më 27 prill.

Koreja e Veriut tashmë ka filluar të japë sinjalet e para pozitive, duke liruar javën e kaluar tre pengjet amerikane, megjithatë në nivel global mbetet shqetësimi për vitet e kaluara gjëtë të cilave Pheniani ka kryer krime kundër njerëzimit, përfshirë torturën dhe kampet brutale të përqnedrimit.

Eksperti i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, Tomas Ojea Quintana, përshëndeti lirimin e të burgosurve amerikanë, megjithatë këmbënguli për më shumë punë, nëse synohet sfidimi i regjimit të Phenianit.

“Ashtu siç përparojnë bisedimet për paqe, edhe vlerësimi gjithëpërfshirës i sistemit ndëshkues në Korenë e Veriut do të bëhet i pashmangshëm”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi