Petro Koçi vijon deklaratat e forta: Kushdo që ka shkelur ligjin, para drejtësisë! Lobimet me erë larje hesapesh janë të turpshme!

Deputeti i zgjedhur i PS në Fier, Petro Koçi, reagon sërish pas deklaratave të bëra prej tij se kriminelët e trafikantët po marrin tendera publikë në Fier, deklarata që ngjallën jo pak reagime.

Pas llogaridhënies në SPAK këtë të hënë, Koçi shkruan në “Facebook” se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Postimi i deputetit të zgjedhur:

Pas disa interpretimeve lidhur me qendrimet e mia politike kunder fenomeneve krimimale theksoj:
Kushdo qe ka shkelur ligjin te pergjigjet para drejtesise. Pavaresisht se cfare emri ka dhe cilin institucion drejton. Kam denoncuar impaktin e botes se krimit mbi financat publike pa paracaktuar apo perjashtuar ndonje institucion te pervecem ne Fier.
Cdo hamendje dhe perkthim shqip shqip i deklaratave te mia sipas bindjeve te interpretuesve te ndryshem nuk eshte pergjegjesi e imja.
Sponsorizimet apo lobimet e supozuara ne rastin e qendrimeve denoncuese qe kundermojne ere larje hesapesh jane te denueshme, te kompromentuara dhe te turpshme per kedo.
Te tilla do ishin edhe per mua.

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi