Përplasi për vdekje 10-vjeçarin në Kakavijë, burg shoferit të ambulancës. Dëshmia: Djali më preu rrugën

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë për shoferin e autoambulancën, Admir Golemi, që përplasi për vdekje 10-vjeçarin në Kakavijë, duke e lënë atë në burg.

Ngjarja tragjike ndodhi të shtunën, gjatë situatës kritike që paralizoi pikën kufitare, ku qindra emigrantë u bllokuan për disa ditë, në pritje të kalimit drejt Greqisë.

Avokati i shoferit ka deklaruar në sallën e gjyq se klienti i tij ishte duke ecur brenda normave të lejuara të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë, vetë shoferi tha para togave të zeza se djali i preu rrugën ndërkohë që ai po transportonte të sëmurë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi