Përplasen disa makina në Elbasan, plagoset zyrtari i lartë grek

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor, Elbasan-Labinot ndërsa paraprakisht raportohet se nuk ka persona të lënduar rende, por vetëm të plagosur lehtë.

Mësohet nga burimet se njëri nga personat që ka mbetur i plagosur nga aksidenti është edhe një zyrtar i lartë grek, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Në aksident janë përfshirë disa makina ndërsa burime bëjnë me dije se ka edhe dëme të shumta materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ndërsa po mbledh materiale për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi